Kreu Ekonomi Murati thotë se Qeveria Hoti s’mund të ndihmojnë qytetarët pa kaluar Buxheti 2021

Murati thotë se Qeveria Hoti s’mund të ndihmojnë qytetarët pa kaluar Buxheti 2021

nga Flamur Berisha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka dhënë parashikime ‘të errëta’ rreth realizimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili mori ‘dritën jeshile’ javën e kaluar në Kuvend pas tetë herë tentime dhe atë vetëm pasi u siguruan votat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Murati, përmes një postimi në Facebook, tha se Qeveria Hoti pas kalimit të këtij ligji serish do të arsyetohet për shtyrjen e zbatimit të tij për shkak të buxhetit.

“Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës! Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar buxheti i vitit 2021. Ata nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë, por si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë”, shkruan Murati.

Postimi i plotë i Muratit:

“Kur e morrën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar rishikimi buxhetor. Thanë, fajin e ka opozita. Kur u miratua Rishikimi Buxhetor, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Ligji për Rimëkëmbje.

Thanë, fajin e ka opozita.

Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës!

Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar Buxheti i vitit 2021.

Dhe përsëri do ta fajësojnë opozitën.

Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë”, ka shkruar Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni