Kreu Financa Murati, tregon pse Qeveria nuk ndau fonde të reja për keto investime

Murati, tregon pse Qeveria nuk ndau fonde të reja për keto investime

nga Flamur Berisha

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka shkruar për ndarjen e fondeve të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e stadiumeve të Gjilanit dhe të Gjakovës.

Sipas projektbuxhetit për vitin 2022 i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës për renovimin e stadiumit të Gjilanit dhe të Gjakovës nuk janë planifikuar të ndahen fonde.

Në kuadër të këtij buxheti, Qeveria e Kosovës nuk ka planifikuar të ndaj fonde për vitin 2022, por ato vetëm bartje të buxhetit nga viti 2021 për në 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas raportimit të KALLXO.com, duke thënë se projektet menaxhohen nga komunat të cilat sipas tij nuk i kanë kryer këto punë.

“Arsyeja pse ka bartje të fondeve për këto projekte, sikurse për shumë projekte tjera në plot komuna, është se fondet nuk janë shpenzuar për shkak të moskryerjes së punëve. Punët në këto projekte menaxhohen prej komunës, pagesat i bën qeveria. E komunat nuk kanë kry punë.Sa i përket buxhetit, veç a kryhen punët, se buxhetin ua rrisim aq sa ta përfundojnë projektin edhe brenda vitit 2022. Prandaj na duhet ndryshimi me 14 nëntor!”, ka shkruar ministri Hekuran Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni