Kreu Financa Murati tregon se cilat kategori te bizneseve do ti mbeshtese me pako dhe likuiditet financiar

Murati tregon se cilat kategori te bizneseve do ti mbeshtese me pako dhe likuiditet financiar

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar do të mbështetën bizneset e grave dhe ato që kanë nevojë për likuiditet financiar.

Sipas Muratit, të gjitha gratë që kanë në pronësi biznese dhe që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë investive deri në 20 për qind të kryegjësë, pavarësisht sektorit në të cilin operojnë.

“Në kuadër të Masës 2.1. [nga Pakoja e Ringjallhes Ekonomike] të gjithë prodhuesit që dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet prodhuese do të subvencionohen me 20 për qind të kryegjësë së kredisë investive. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që masa mbështetëse do të ketë edhe për bizneset tjera: ato që janë në pronësi të grave dhe ato që kanë nevojë për likuiditet”, ka njoftuar Murati. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni