Kreu Ekonomi MZHE: Filluam me pagesa të rimekëmbjes për biznese

MZHE: Filluam me pagesa të rimekëmbjes për biznese

nga Flamur Berisha

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në vlerë prej 2 milionë euro, me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan, raporton Ekonomia Online.

Hoti, me këtë rast tha se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga kjo masë. Ai ka shtuar edhe se do të rritet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike vitin e ardhshëm. 

“Bëhet fjalë për rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë nga bizneset tuaja. Shpresoj që kjo masë është një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi marrë edhe masa tjera përfshirë atë për 60 milionëshin dhe atë për bujqësi. Kurse një masë ka qenë për bizneset jo shumicë”, ka deklaruar Hoti. “Jemi të detyruar që edhe vitin e ardhëm të parashohim masa të tjera dhe besoj që ndihmesat do të rriten. Ne po bisedojmë edhe me donatorë të jashtëm. Ne gjatë kësaj periudhe jemi munduar që t’i qëndrojmë afër familjeve e bizneseve. Do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë deri sa ta kalojmë këtë periudhë të vështirë. Komplet Fondin për Ekonomi deri në fund të vitit do ta fusim në ekonomi”. 

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan ka uruar të gjithë përfituesit e skemës së grantëve, skemë kjo e cila kap vlerën 8 milionë euro.

“Aplikusit besojmë që i kanë pasur në dispozicion të gjitha udhëzimet lidhur me kriteret dhe procesin e aplikimit. Nga 667 aplikantë që kanë qenë gjithsejtë, sot në këtë ceremoni po nënshkruajmë kontratat me 156 prej tyre si përfitues nga pesë rajone të zhvillimit, lot 1 në total 59 përfitues dhe lot 2, 97 biznese ose përfitues“, tha ai.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Sipas tij, kjo skemë synon të punësojë rreth 500 punëtorë të rinj, do të kontribuojë në avancimin e proceseve të bizneseve dhe rritjen e eksportit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni