Kreu Financa Na bën krenar me medalje te Arta. Kaq eshte shuma qe do te fitojne nga shteti dhe organizatori!

Na bën krenar me medalje te Arta. Kaq eshte shuma qe do te fitojne nga shteti dhe organizatori!

nga Flamur Berisha

Distria Krasniqi do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës.Distria Krasniqi ka ngritur emrin e Kosovës në nivelin më të lartë sportiv.Ajo e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”. Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.

Majlinda Kelmendi në atë kohë kishte fituar 100 mijë euro nga shteti i Kosovës. Të njëjtën shumë pritet ta fitojë edhe Distria Krasniqi, pasi Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë.Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:Lojërat Olimpike,Rekordi Olimpik – 200 mijë euro,Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro,Medalja e argjendtë – 60 mijë euro,Medalja e bronztë – 40 mijë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni