Kreu Ekonomi Naser Ramadani përseri kërkon masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Naser Ramadani përseri kërkon masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19

nga Flamur Berisha

Në mbledhjen e Komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 për qind, ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 për qind.

Ramadani derisa tha se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, theksoi se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur parasysh shfaqjen e varianteve të reja po presim ardhjen e reagensëve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi, të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha Ramadani. /KP/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni