Kreu Biznes Ndahen 14 milion euro per biznese ne forme te grandeve. Keshtu duhet te aplikojne!

Ndahen 14 milion euro per biznese ne forme te grandeve. Keshtu duhet te aplikojne!

nga Flamur Berisha

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lansuar programin e granteve të përputhshme, i cili synon të përmirësojë aftësinë konkurruese të bizneseve kosovare duke kontribuuar në rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës pas pasojave të COVID-19.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se qëllimi i projektit është mbështetja me grante të përputhshme (bashkëfinancuese) për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme eksportuese ose me potencial eksporti nga sektori i prodhimtarisë dhe shërbimeve.

Ajo po ashtu theksoi se projekti i financuar nga Banka Botërore që parasheh 14.3 milionë synon t’i mbështesë bizneset me synim të konkurrueshmërisë për eksport, ndërsa përmes këtij programi bizneset mund të përfitojnë nga 5 mijë deri 100 mijë euro.

“Ne tani po e lansojmë programin i cili është financuar nga Banka Botërore dhe objektivi kryesor është të mbështes ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me potencial për eksport që t’i përmbushin kërkesat për zbatimin e standardeve dhe certifikimin e produktit të kërkuar për tregjet e eksportit, për të blerë pajisje, makineri të prodhimit. Po ashtu për t’i rritur aftësitë për gatishmëri për eksport”, theksoi Hajdari.

Ajo shtoi se programi ka për qëllim të përkrahë bizneset në digjitalizim, në implementimin e standardeve si dhe rezultat në certifikimin e produkteve me standardet relevante.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni