Kreu Biznes Ndahen 330 mijë e 600 € për pagesën e kesaj kategorie te punetoreve!

Ndahen 330 mijë e 600 € për pagesën e kesaj kategorie te punetoreve!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen 330 mijë e 600 euro për pagesën e specializantëve për muajin qershor të vitit 2021.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e kabinetit qeveritar.

“Përmes këtij vendimi trajtohet kërkesa për 330 mijë e 600 euro, në mënyrë që të paguhen pagat specializantëve, kanë pasur rritje të numrit dhe mosbuxhetim të tyre”, tha ai.

Qeveria gjithashtu ka miratuar zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 7 shtetasve libanezë të lidhur me Hezbollah dhe ndaj 6 personave që janë të përfshirë në aktivitet të Organizatave terroriste ISIL.

Zëvendësministrja e MPJD-së Liza Gashi tha se sanksionet konsistojnë në ndalimin e udhëtimit për personat e sanksionuar.

“Ju ftoj të shqyrtoni, sanksionet konsistojnë në ngritjen e aseteve, ndalim të udhëtimit për personat e sanksioneve”, tha ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni