Kreu Ekonomi Ndahën 40 milion euro për këtë kategori

Ndahën 40 milion euro për këtë kategori

nga Flamur Berisha

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se 40 milionë euro janë ndarë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për 500 mijë vaksinat kundër COVID-19 dhe për menaxhimin e situatës me këtë virus.

Zemaj në një konferencë për media ka deklaruar se dozat e para të vaksinës do të vijnë në fillim të shkurtit.

“Vaksinat kundër COVID-19 janë siguruar nga kryeministri Avdullah Hoti, të cilin e falënderoj shumë për mundin. Nga kompania Pfizer dhe Biontech kemi marrë konfirmimin për këto vaksina dhe në shkurt do të fillojnë të vijnë dozat e para të saj”.

“Gjithashtu, në të njëjtën kohë jemi njoftuar edhe nga kompania “Covax” se do të dhurojnë donacion vaksina për 20 përqind të popullsisë apo 720 mijë doza. Për të marrë këto vaksina ne kemi aplikuar shumë herët”.

“Kemi ndarë 40 milionë euro për sigurimin e vaksinave dhe për nevojat tjera në kuadër të COVID-19”, ka thënë Zemaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni