Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale. Te gjitha bizneset individuale qe ne vitin 2020 nuk i kane marre 290 euro, kete vit pritet ti marrin ato. Ky fond nuk vlene per bizneset qe i kane marre kete shume.
Sipas njoftimit, këto mjete janë në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Miratimin nga Qeveria e ka marr vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për bizneset sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 6.5 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve aktive dhe të vetë punësuarve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Qeveria ka njoftuar se ka ndarë mjetet për Fondin Emergjent për vërshimet që ndodhën javën e kaluar.