Kreu Ekonomi Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale. Vetem këto biznese individuale perfitojne.

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale. Vetem këto biznese individuale perfitojne.

nga Flamur Berisha

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale. Te gjitha bizneset individuale qe ne vitin 2020 nuk i kane marre 290 euro, kete vit pritet ti marrin ato. Ky fond nuk vlene per bizneset qe i kane marre kete shume.

Sipas njoftimit, këto mjete janë në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Miratimin nga Qeveria e ka marr vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për bizneset sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 6.5 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve aktive dhe të vetë punësuarve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Qeveria ka njoftuar se ka ndarë mjetet për Fondin Emergjent për vërshimet që ndodhën javën e kaluar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni