Kreu Biznes Ndëshkimet Administrative lidhur me mos deklarim dhe mos pagesë

Ndëshkimet Administrative lidhur me mos deklarim dhe mos pagesë

nga Flamur Berisha
  1. Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.
  2. Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.
  3. Ndëshkimi administrativ i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni nuk do të aplikohet për asnjë muaj apo pjesë të muajit gjatë së cilit ndëshkimi administrativ i paraparë në paragrafin 1. të këtij neni është aplikuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website