Kreu Ekonomi Ndryshon procedura e raportimit të Pasqyrave Financiare

Ndryshon procedura e raportimit të Pasqyrave Financiare

nga Flamur Berisha

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐀𝐓𝐊, 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤!

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohen me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëjnë në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.
Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.
Sa ju përket të dhënave, se si duhet të plotësohen Pasqyrat Financiare, tatimpaguesit, do të kenë mundësinë që t’ju referohen mostrave dhe udhëzuesve që do të publikohen në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë ku edhe do të paraqitet secila Pasqyrë Financiare veç e veç.
Për afatin e publikimit dhe mënyrën e deklarimit të Pasqyrave Financiare nëpërmjet Sistemit Elektronik EDI, do të njoftoheni me kohë.

𝐴𝑇𝐾 𝑚𝑏𝑎𝑛 𝑝𝑟𝑒𝑚𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑢𝑗𝑑𝑒𝑠𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑢𝑒𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑡𝑎𝑡𝑖𝑚𝑝𝑎𝑔𝑢𝑒𝑠𝑣𝑒!

𝗔𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗧𝗮𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

Ju gjithashtu mund të pëlqeni