Kreu Ekonomi Në shtepitë e te arrestuarve, Policia sekuestron dy çanta me para

Në shtepitë e te arrestuarve, Policia sekuestron dy çanta me para

nga Flamur Berisha

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.

Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, ndërsa Telegrafi ka mësuar se janë sekuestruar dy çanta me para. Siç bëhet e ditur paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.

Përveç katër arrestimeve në AZHB, Telegrafi ka mësuar se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të komunës së Istogut.

Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin e sotëm në disa qendra të Kosovës. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni