Kreu Ekonomi Në vitin 2020, Shqiptaret në Kosovë paguan kaq milionë euro vetëm kamata në banka

Në vitin 2020, Shqiptaret në Kosovë paguan kaq milionë euro vetëm kamata në banka

nga Flamur Berisha

Pandemia duket të mos ketë ndikuar fare në biznesin e bankave komerciale, bazuar në të dhënat e fundit të prezantuara në raportet periodike të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Rreth 80 milionë euro është fitimi neto që ka realizuar sektori bankar në periudhën janar-dhjetor 2020. Fitimet janë të ngjashme me vitin 2019. Në total të hyrat e sektorit ishin 279.3 milionë euro, derisa shpenzimet 199.4 milionë euro. Dominojnë të hyrat nga interesi me 212.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Me 2020 kosovarët paguan 212.2 milionë euro interesa në banka Viti 2020 ka qenë mjaft i bujshëm për bankat komerciale, sa i përket fitimeve. Në vitin e pandemisë, sektori bankar realizoi një fitim të pastër prej 80 milionë euro. Kontributin me të madh në këtë e patën të hyrat nga interesat. Prej 279.3 milionë euro sa ishin të hyrat në total, vetëm nga interesat ishin 212.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni