Pandemia duket të mos ketë ndikuar fare në biznesin e bankave komerciale, bazuar në të dhënat e fundit të prezantuara në raportet periodike të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Rreth 80 milionë euro është fitimi neto që ka realizuar sektori bankar në periudhën janar-dhjetor 2020. Fitimet janë të ngjashme me vitin 2019. Në total të hyrat e sektorit ishin 279.3 milionë euro, derisa shpenzimet 199.4 milionë euro. Dominojnë të hyrat nga interesi me 212.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/
Me 2020 kosovarët paguan 212.2 milionë euro interesa në banka Viti 2020 ka qenë mjaft i bujshëm për bankat komerciale, sa i përket fitimeve. Në vitin e pandemisë, sektori bankar realizoi një fitim të pastër prej 80 milionë euro. Kontributin me të madh në këtë e patën të hyrat nga interesat. Prej 279.3 milionë euro sa ishin të hyrat në total, vetëm nga interesat ishin 212.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/