Kreu Ekonomi Nese sot votohet buxheti, kete muaj fillonë ekzekutimi i pakos së rimekembjes ekonomike

Nese sot votohet buxheti, kete muaj fillonë ekzekutimi i pakos së rimekembjes ekonomike

nga Flamur Berisha

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ndërsa në rend dite është votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 11:00. dhe nese votohet projektligji per rimekembje ekonomike, ardhja ne jete e projektligjit per rimekembje ekonomike do te filloje nga janari 2021.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë të ditur javën e kaluar se seanca plenare është thirrur me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor ishte e pavlefshme.

Thirrje për votim të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare deputetëve u kanë bërë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe shefi i GP të LDK-së Arben Gashi.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të votojë pro miratimit të buxhetit.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes  Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni