Kreu Ekonomi Nga 500€ do tu shperndahet këtyre punëtoreve!

Nga 500€ do tu shperndahet këtyre punëtoreve!

nga Flamur Berisha

Punëtorët e Administratës së Kuvendit të Kosovës kanë marrë nga rreth 500 euro shtesë në pagën e dhjetorit.

Këtë kërkesë ia bënë vetë Kryesisë së Kuvendit në të cilën u miratua. Një vendim të tillë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e mori edhe për punëtorët e presidencës të cilën e udhëheq po ashtu, aktualisht, njofton Klan Kosova.

Këto bonuse u kritikuan në seancën e së hënës në Kuvend nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili tha se Osmani ka marrë pagën e 13 për këtë vit. 

Ndaj kësaj deklarate reaguan në rrejte sociale anëtarët e kabinetit të Osmanit, duke sqaruar se shtesat e njëjta dhurohen qe 10 vjet për administratën e legjislativit.

Nga sekretariati i këtij institucioni nuk kthyen përgjigje për Klan Kosova se kush përfiton dhe sa i kushton kjo buxhetit shtetëror.

Pavarësisht shumës, Besnik Boletini nga organizata “Çohu” po i sheh të paarsyeshme këto shtesa. Ai thotë se asnjë punëtor i Kuvendit nuk ka humbur punën gjatë pandemisë dhe i kanë marrë rrogat me kohë, teksa nuk kanë pasur rrezik gjatë punës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni