Kreu Ekonomi Nga sot edhe kësaj kategorie i transferohen paratë e rimekembjes në llogari personale!

Nga sot edhe kësaj kategorie i transferohen paratë e rimekembjes në llogari personale!

nga Flamur Berisha

Njoftim për familjet përfituese të asistencës socialeTë gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021.

Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga sot nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës. Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni