Kreu Ekonomi Nga sot nisë ekzekutimi i mjeteve të Pakos Emergjente!

Nga sot nisë ekzekutimi i mjeteve të Pakos Emergjente!

nga Flamur Berisha

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente, për muajt të cilët nuk janë paguar. Bajrami në një postim në rrjetin social Facebook kishte bërë të ditur se do të ekzekutohen të gjitha mjetet, teksa kërkoi falje që ka pasur vonesa pasi siç tha ajo ka qenë e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit.

Postimi i plotë i ministres: Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar. Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente. Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti. Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni