Kreu Ekonomi Një lajm i mirë vjen nga Trusti

Një lajm i mirë vjen nga Trusti

nga Flamur Berisha

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, 132.7 milionë është kthimi pozitiv për këtë periudhë i mjeteve të investuara nga Trusti.
Kthim pozitiv në investime në nivel rekord ka realizuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga janari deri në shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, 132.7 milionë është kthimi pozitiv për këtë periudhë i mjeteve të investuara nga Trusti.

Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 përqind, mundësi e cila u përmbyll në fillim të tremujorit të dytë, gjithsej asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 përqind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro.

Struktura e aseteve e FKPK-së përbëhet kryesisht nga mjetet e investuara jashtë vendit, por që pesha e tyre gradualisht është zvogëluar kundrejt rritjes së peshës së mjeteve të investuara në vend.

Rreth 72.3 përqind e mjeteve të FKPK-së janë të mbajtura jashtë vendit. Saktësisht, në vlera monetare, rreth 1.50 miliardë euro janë të alokuara në fonde të përbashkëta investuese dhe 57.6 milionë euro janë para në transit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni