Kreu Ekonomi Një pasuri është blerë para tre viteve, por nuk është vënë në funksion deri në vitin aktual, cila është shuma fillestare për qëllime të zhvlerësimit të pasurisë?

Një pasuri është blerë para tre viteve, por nuk është vënë në funksion deri në vitin aktual, cila është shuma fillestare për qëllime të zhvlerësimit të pasurisë?

nga Flamur Berisha

Sipas nenit 15, paragrafit 6 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar shuma fillestare e pasurisë e cila do të zhvlerësohet, citojmë:

6. Shuma fillestare që do të zhvlerësohet do të jetë çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare do të përfshijë:

6.1. Detyrimet tatimore, ngarkesat, taksat dhe kamatat që i ngarkohen kësaj pasurie para se të vihet në shërbim pasuria;

6.2. Shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni