Kreu Biznes Njoftim i mirë për qytetarë dhe biznese nga Shteti

Njoftim i mirë për qytetarë dhe biznese nga Shteti

nga Kontabilisti

Dogana e Kosovës ka lansuar gjatë vitit 2021 dy aplikacione ku u mundësohet qytetarëve dhe bizneseve që të raportojnë për rastet kur hasin në keqpërdorim të detyrës zyrtare apo kur qytetarët trajtohen në mënyrë joprofesionale nga zyrtarë të Doganës.

Gjatë intervistës për Telegrafin, drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu ka thënë se e marrin me seriozitet të lartë çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe raportimit për të.

Dogana e Kosovës çështjen e korrupsionit e merr me seriozitet të lartë. Është e vërtetë që kemi pasur arrestime. Gjatë vitit 2021 kemi pasur nëntë zyrtarë që i janë nënshtruar suspendimit nga detyra, me qëllim që të mundësohet një hetim i pandikuar dhe të gjithë janë në hetim e sipër dhe do të ketë një vendim krahas procesit në gjykatë. Është me rëndësi të theksohet se të gjitha këto hetime janë bë

Tutje ai shtoi se pasi për ta është e rëndësishme që të ketë komunikim të mirëfilltë me publikun, i kanë lansuar dy aplikacione për Smartphone.

“Njëri është menduar që të funksionoj për komunitetin e bizneseve dhe i ofron të gjitha shërbimet kryesore të proceseve të punës. Ndërsa tjetri është menduar për komunikim me publikun e gjerë. Në këtë aplikacion është i mundësuar komunikimi i pa identifikueshëm, i sigurt me publikun për të raportuar të gjitha rastet kur kemi keqpërdorim të detyrës zyrtare, kur dikush nuk trajtohet në mënyrë profesionale nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, e që njëkohësisht do të na shërbej si bazë për zgjerim edhe të shërbimeve tjera”, tha Llugaliu për Telegrafin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni