Kreu Ekonomi Njoftim i rëndësishëm për pensionerët dhe aplikuesit për ndihmë sociale

Njoftim i rëndësishëm për pensionerët dhe aplikuesit për ndihmë sociale

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe të reduktohen procedurat për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky vendim vlen për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim për njohje të së drejtës për ndihmë sociale.

Gjithashtu, nga kjo Ministri është lajmëruar se lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Ky vendim vlen deri më 30 gusht 2021. /GazetaSinjali/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni