Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim me rendesi nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Flamur Berisha
  1. 7 milion euro të hyra për tre muaj apo 23.2 milion euro më shumë se plani

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milion euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmërit për 23.2 milion euro apo 15.1 % me shume.

Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë janë inkasuar te 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë.

Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së.

Po ashtu, bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni