Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Njoftim me rendesi nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

nga Flamur Berisha

Po vazhdon të jetë e hapur thirrja për dy programe për punëkërkuesit e riatdhesuar Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, me mbështetje të Departamentit për Riintegrim të Personave të Riatdhesuar (DRPR)- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Kosovë po vazhdon të ketë të hapur thirrjen për aplikim për dy programe në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar në Kosovë,

Programin për Subvencionim në Pagë dhe Programin për Trajnim në Punë.Qëllimi i Programit të Subvencionimit të Pagës është që të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit që janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata.Ndërkaq, Programi për Trajnim në Punë ka për qëllim ti ofrojë mundësi punëkërkuesve të papunë që kanë nivel të kufizuar arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, të ndjekin trajnim tre mujor në një ndërmarrje të sektorit privat.Afati i Aplikimit për Programin e Subvencionimit në Pagë dhe Programit për Trajnim në Punë është i hapur deri më 30 Maj 2021.

Për të gjitha informatat rreth mënyrës së aplikimit si dhe formularët e aplikimit drejtohuni në Zyrat e Punësimit në komunat e juaja, apo vizitoni ueb faqet https://aprk.rks-gov.net/content/neës/index ose https://mpms.rks-gov.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni