Kreu Shpallje pune Njoftim me rendesi nga Agjensia e Punesimit. Afati i fundit per aplikim është sot

Njoftim me rendesi nga Agjensia e Punesimit. Afati i fundit per aplikim është sot

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve (MFPT) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK)  dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për angazhimin e 100 personave në praktikë profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës, angazhimi i tyre është për 6 muaj me pagesë. 

Kriteret për Aplikim

  1. Të jetë  i/e regjistruar si punëkërkues në Zyren e Punësimit;
  2. Niveli i Edukimit (Bachelor- Master) – Programi Banka Financa, Kontabilitet;
  3. Nota mesatare në studime  8 < (më e lartë);
  4. Mosha deri në 25 vjet;

Data e Aplikimit  nga  02 Nëntor 2021  deri më  08 Nëntor 2021 ora 16:00

Të gjithë punëkërkuesit e interesuar ftohen që të vizitojnë  Zyrat e Punësimit në komunën respektive për tu pajisur me më shumë informata rreth Programit, kritereve dhe mënyrës së aplikimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni