Kreu Financa Njoftim me rendesi nga ATK per biznese dhe per punetor te sektorit privat (04.11.2021)

Njoftim me rendesi nga ATK per biznese dhe per punetor te sektorit privat (04.11.2021)

nga Flamur Berisha

Punësimi jo-formal, në fokus nga ATK!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrojnë punëtorët e tyre, të mbajnë në burim Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale.

Bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për “Përmirësimin e përmbushjes për Punësimin jo-formal”, ku përmes këtij plani do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre për regjistrimin e punëtorëve dhe mbajtjen në burim të Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë në burim Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim, do të aplikohen ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

ATK, në implementim të Projektit “Përmirësimi i përmbushjes për Punësimin jo-formal”!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni