Kreu Financa Njoftim me rendesi nga ATK per qytetarë

Njoftim me rendesi nga ATK per qytetarë

nga Flamur Berisha

512.5 milion euro të hyra nga ATK

122.1 më shumë se viti 2020, 40.2 me shumë se planiJanë 512.5 milion euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milion euro apo 31.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milion euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021. Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës.

Sigurisht, ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, si dhe inkurajojmë gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve, të cilët sipas analizave të bëra nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni