Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi nga Banka Qendrore e Kosoves (BQK)

Njoftim më rëndesi nga Banka Qendrore e Kosoves (BQK)

nga Flamur Berisha

Pas falimentimit të “Insig”, edhe një kompanie tjetër të sigurimeve rrezikohet t’i vihet dryri. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka futur nën administrim të përkohshëm kompaninë e sigurimit “Kosova e Re”, përcjell Buletini Ekonomik.

“Si rezultat i gjendjes së rënduar financiare dhe mos përmbushjes së kërkesave ligjore për kapital, si dhe në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare, me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe sigurimit të stabilitetit financiar të sektorit, BQK-ja gjatë këtij viti ka marrë vendimin për vendosjen nën administrim të përkohshëm të siguruesit “Kosova e Re”, thuhet në njoftimin për media të BQK-së për fundvit.

Ndryshe, administrimi është faza para likuidimit të një kompanie dhe kjo ndodhë për shkak të paaftësisë së kompanisë për t’i përmbushur kërkesat ligjore për kapital. /Buletini Ekonomik

Ju gjithashtu mund të pëlqeni