Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Banka Qendrore e Kosoves

Njoftim me rendesi nga Banka Qendrore e Kosoves

nga Flamur Berisha

Miliarda euro është vlera e depozitave bankare në Kosovë në muajin nëntor të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës vlera e depozitave për muajin nëntor është 4.6 miliardë  euro.

Më së shumti depozita ka nga ekonomitë familjare të cilat kapin vlerën 3.2 miliardë euro.

Nga korporatat jofinanciare depozitat kapin vlerën 876 milionë euro kurse tek korporatat e tjera financiare depozitat kapin vlerën e 209 milionë euro.

Vlera depozitave është më e madhe se ajo e kredive që kanë kosovarët. Derisa shuma e kredive në muajin nëntor ka arritur në 3 miliardë e 696 milionë euro ndërsa ajo e depozitave në 4 miliardë e 672 milionë euro, apo 976 milionë euro më shumë.

Sipas BQK-së, ndryshimi vjetor në depozita është 12.8 për qind për muajin nëntor.

Tek ekonomitë familjare ky ndryshim është 18%, tek korporatat jofinanciare 16.9%

Depozitat në valutën jo euro janë 216 milionë euro

Kapitali vetanak i bankave është 723 milionë euro, kërkesat ndaj jorezidentëve 919 milionë euro ndërsa detyrimet ndaj jorezidentëve janë 255 milionë euro.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore janë 11 banka, ku 9 nga to janë në pronësi të huaj.

Këto banka në territorin e Kosovës kanë 198 njësi, si dhe kanë të punësuar 3 mijë e 497 punëtorë.

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2021/12/Final_Sistemi-Financiar_Nentor-2021.pdf?fbclid=IwAR0SG4nsPqydl6WwUyD5SINand9s17UHCM8Glbx9cjFUgfAaW5-L8dEhnTg Këtu Raporti plotë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni