Kreu Biznes Njoftim me rendesi nga BQK per qytetarë

Njoftim me rendesi nga BQK per qytetarë

nga Flamur Berisha

Bordi Ekzekutiv i BQK-së merr vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisëBordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 24 qershor 2021 ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.

Ky vendim i marrë nga menaxhmenti i BQK-së ka ardhur pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 22 qershor 2021 të Byrosë Kosovare të Sigurimit mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga autopërgjegjësia, dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë.Me anë të këtij vendimi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve të licencuar për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, të ulë përkohësisht tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për grupet tarifore të autoveturave dhe motoçikletave për 35 përqind.Po ashtu me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 korrik 2021 deri më 31 dhjetor 2021.

https://bqk-kos.org/bordi-ekzekutiv-i-bqk-se-merr-vendim…/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni