Kreu Financa Njoftim me rendesi nga KEDS. Shiko ketu se me qfar qmimi do ju faturohet rryma ne kete muaj

Njoftim me rendesi nga KEDS. Shiko ketu se me qfar qmimi do ju faturohet rryma ne kete muaj

nga Kontabilisti

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) do t’i kalkukojë faturat e fundit me çmimin e ri të rritjes.

Kjo pasi përkundër që Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ende nuk ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Ndërsa KEDS, ka bërë të ditur se nuk ka kompetenca vendimmarrëse sa u përket tarifave, duke ia hedhur përgjegjësinë ZRRE-së

Në anën tjetër, drejtues të ZRRE-së theksojnë se ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi i Gjykatës të bëhet i formës së prerë dhe nuk është i ekzekutueshëm.

Drejtori menaxhues në Zyrën e Rregullatorit per Energji, Petrit Pepaj ditë më parë tha se vendimi i ZRRE-së i miratuar më 8 shkurt nuk prodhon efekt juridik, derisa ekziston masa në fuqi.

Ai shtoi se ZRRE-ja e ka të drejtën e ankimimit në Apel, por kjo ankesë sipas tij, nuk e ndalon ekzekutimin e masës.

“ZRRE-së i lejohet mjeti juridik që është ankesa kundrejt këtij vendimi, por ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e masës. Masa është në fuqi dhe masa si e tillë e ndalon efektin juridik të vendimit derisa të vendoset, nëse eventualisht ZRRE shtron ankesë, nëse shkalla e dytë e shfuqizon këtë masë apo e len në fuqi masën dhe kështu që kjo masë mbetet në fuqi derisa të vendoset në mënyrë meritore nga ana e gjykatës nëse vendimi i ZRRE-së ka qenë i ligjshëm apo i kundër ligjshëm”, thekson ai.

Sa i përket kompensimit të qytetarëve të cilët janë faturuar me çmimet e reja të energjisë elektrike, Zekaj thotë se nëse ka një konfirmim nga ana e gjykatës që vendimi ka qenë i kundërligjshëm, duhet të kompensohen të gjithë ata konsumatorë që kanë paguar më shtrenjtë energjinë elektrike./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni