Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Komisioni per Buxhet dhe Financa

Njoftim me rendesi nga Komisioni per Buxhet dhe Financa

nga Flamur Berisha

Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë komision që do të mblidhet në ora, 10:00 do të shqyrtohet raporti vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 si dhe raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverabalit i mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 22.09.2021;

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020;

Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020;

Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;

Të ndryshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni