Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministri e Financave (Dokument)

Njoftim me rendesi nga Ministri e Financave (Dokument)

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani, ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ndonëse i njëjti ishte i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dorëheqjen nuk e ka dorëzuar për këtë arsye. Rrahmani ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është që subjekti i tij PAI e ka parë të arsyeshme që kontributin i tij të jetë në një pozitë tjetër politike.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, thuhet në njoftim.

Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni