Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministri i Financave Hekuran Murati!

Njoftim me rendesi nga Ministri i Financave Hekuran Murati!

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit.

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni