Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Ministria e Ekonomise dhe Ministria e Financave

Njoftim me rendesi nga Ministria e Ekonomise dhe Ministria e Financave

nga Kontabilisti

Kosova do të bëhet me termocentralin solar më të madh në Evropë

Në takimin e zhvilluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), është diskutuar për zhvillimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë.Ndër të tjera në takim është bërë e ditur se projekti energjetik “Solar4Kosovo” do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë.Projekti do të jetë bashkëdyzim i dy komponentëve: distriktit solar të ngrohjes (Termokos) dhe fuqisë fotovoltaike (KEK) ku me këtë projekt, sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtohen rreth 70 MW dhe po ashtu përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.Me masat për zgjerimin e rrjetit synohet shpërndarja e ngrohjes nga sistemi termik diellor, në rrjetin e ngrohjes qendrore ku do të kyçen deri në 12.000 familje ose 60.000 banorë.Projekti do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime të ngrohjes dhe do ta rrisë cilësinë e ajrit, duke reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit me rreth 40.000 t në vit.Projekti do të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni