Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave (19.03.2021)

Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave (19.03.2021)

nga Flamur Berisha

𝐁𝐚𝐧𝐤𝐚 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐬 (𝐂𝐄𝐁) 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣𝐞̈ 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃-𝟏𝟗 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Paris – 19 mars 2021
Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milion eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë. Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milion € të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese.

Guvernatori i CEB, Rolf Wenzel, tha: “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështesim përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, së bashku me BE-në, FMN-në dhe Bankën Botërore. Në përputhje me mandatin e saj ekskluzivisht shoqëror, Banka do të luajë rolin e saj në adresimin e qasjes së pabarabartë të vaksinave COVID-19 në të gjithë vendet e saj anëtare. Kjo është kryesore jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale shëndetësore, por edhe për zbutjen rritjes së pabarazive sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia. “

Ju gjithashtu mund të pëlqeni