Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi nga Ministria e Financave

Njoftim më rëndesi nga Ministria e Financave

nga Flamur Berisha

Në vazhdën e ngritjes së njohurive të zyrtarëve të organizatave buxhetore për financat publike, Ministria e Financave me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, ka publikuar sot në ueb-faqen e MF-së, video trajnimin e radhës në kuadër të “e-mësimit për financat publike”.

Nëpërmjet këtij video-materiali, zyrtarët do të trajnohen për rëndësinë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ 05/2019 për procedurat e transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore.

Po ashtu, trajnimi do të ndihmojë në vetëdijesimin e organizatave buxhetore për transparencën e procesit buxhetor, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ky projekt do të vazhdoj edhe më tutje duke zhvilluar dhe prezantuar video trajnimet e radhës, të cilat do të prezantojnë rëndësinë dhe zbatimin e udhëzimeve dhe normave të tjera ligjore për financat publike. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni