Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave (Dokument)

Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave (Dokument)

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 08 qershor 2021 do të mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni