Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave per qytetarë (07.07.2021)

Njoftim me rendesi nga Ministria e Financave per qytetarë (07.07.2021)

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur vendimin për letra me vlerë për mërgatën.

Ai ka thënë se paraditen e sotme janë takuar me bankat komerciale dhe Bankën Qendrore të Kosovës dhe kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre bonove.

“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono tre vjeçare dhe pesë vjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, ka njoftuar Murati.

Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.2 për qind, ndërsa për 5 vjet është 2.2 për qind në vit.

Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.

“Këto letra me vlerë, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, kishte thënë Hoti.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni