Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Ministria e Infrastruktures per qytetarë

Njoftim me rendesi nga Ministria e Infrastruktures per qytetarë

nga Kontabilisti

Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga mbrëmja e ditës së shtunë, Ministria e Infrastrukturës deklaron se rrugët janë të pastruara.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani duke shtuar se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

“Sipas informatave nga Menaxheret Rajonal nga tereni të gjitha rrugët që manaxhohen nga MMPHI-ja janë të pastruara dhe te qarkullueshme për komunikacion. Kompanitë kanë punuar gjatë tërë kohës me borëpastrues dhe hedhje kripe në rrugët që menaxhohen nga Ministria”, tha Osmani.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas IHK-së, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.

“Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta, se sa në vise të ulëta dhe mesatare. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni