Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministria e Tregtise!

Njoftim me rendesi nga Ministria e Tregtise!

nga Flamur Berisha

Ministrja Rozeta Hajdari ka marrë vendim për vajrat motorike

Prishtinë, 12/11/2021Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se ministrja Rozeta Hajdari, me datën 05.11.2021, ka marrë Vendim për vajrat motorike (i publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me datën 09.11.2021).

Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të MINT-it, në mbështetje të politikave të mira dhe qeverisjes me mendje dhe duar të pastra të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka filluar kontrollimin e tregut të brendshëm të produkteve të vajrave motorike dhe me këtë rast ka hasur në vajra motorike pa prejardhje, që d.m.th kanë hyrë në tregun e brendshëm në rrugë jo ligjore (si pasojë e kontrabandimit të mallrave). Pastaj në bazë të rezultateve të testimit dhe verifikimit të mostrave ka rezultuar se ka mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit.

Njoftimi i plotë: https://mint.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3,1210

Në këtë vegëz e gjeni Vendimin për vajrat motorike: https://mint.rks-gov.net/…/3A2998AA-212A-4CF9-8E50…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni