Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Njoftim me rendesi nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

nga Flamur Berisha

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku. “Kryeministri ka pranuar një letër kërkesë nga Blerim Kuçi për lirim nga detyra”, ka thënë ajo.

Blerim Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020.  Kuçi në këtë pozitë kishte ardhur pas formimit të Qeverisë Hoti, ku pjesë e koalicionit qeverisës ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës aktualisht është në detyrë, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur jo legjitim votimin e Qeverisë Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni