Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi nga Ministrja e Tregtise Rozeta Hajdari

Njoftim me rendesi nga Ministrja e Tregtise Rozeta Hajdari

nga Kontabilisti

Ministrja Hajdari prezanton planifikimin strategjik dhe operacional të MINT në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit

Në punëtorinë e mbajtur dje me organizim nga Zyra e Kryeministrit, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari me këshilltarët e saj, bashkë me Kryeminstrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin e parë, z. Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës e Transfereve, z. Hekuran Murati, diskutuan për planin strategjik dhe operacional të MINT për këtë mandat qeverisës.

Fillimisht, Ministrja Hajdari theksoi se Vizioni i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është për ndërmarrjet tona që të jenë konkurruese dhe të integruara në zingjirin global të vlerës, me Mision që konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve ta arrijmë përmes avancimit te politikave dhe përmirësimit te kornizës legjislative të industrisë, investimeve, tregtisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit, dhe me përmirësim të shërbimeve të infrastrukturës së cilësisë.

Në prezantimin e saj, Ministrja Hajdari shtjelloi detajisht objektivat strategjike të MINT, të cilat janë: i) përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë në sektorin privat; ii)zhvillimi i politikave industriale dhe tregtare me qëllim përmirësimin e bilancit tregtar; iii) zhvillimi i ndërmarrësisë, inovacionit dhe pronësisë industriale; iv) nxitja, promovimi dhe përkrahja e investimeve të huaja; v) zhvillimi i qëndrueshëm nëpërmjet turizmit si dhe vi) përmirësimi i infrastrukturës së standardeve dhe cilësisë përfshirë mbrojtjen e konsumatorit.

Në diskutim me kolegët nga kabineti qeveritar, Ministrja Rozeta Hajdari përmendi të arriturat gjatë vitit 2021, synimet e saj kryesore gjer në fund të mandatit, dhe sfidat e jashtme dhe të brendshme me të cilat ballafaqohet Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni