Kreu Financa Njoftim më rendesi nga Trusti (30.03.2022)

Njoftim më rendesi nga Trusti (30.03.2022)

nga Kontabilisti

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere që do të mblidhet sot do të jetë raportimi nga Fondi i Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve.

Në rend ditë të kësaj mbledhjeje do të jetë edhe raportimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth stabiliteti financiar në vend.

Po ashtu pikë e rendit të ditës është edhe formimi i grupit punues lidhur me shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.

Komisioni pritet të fillojë në orën 10:00

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mbajtur të Komisionit me 23 mars 2022;

3. Raportimi i Fondit të Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve;

4. Raportimi i Bankës Qendrore rreth stabilitetit financiar në vend;

5. Formimi i grupit punuese lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.05/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit;

6. Formimi i grupit punuese lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr.04/L-122 si dhe Ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256;

7. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;

8. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar;

9. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet;

10. Të ndryshme.

Vendi: C203

Koha: 10:00

Ju gjithashtu mund të pëlqeni