Kreu Biznes Njoftim më rëndesi për biznese dhe punëtor nga ATK (21.04.2022)

Njoftim më rëndesi për biznese dhe punëtor nga ATK (21.04.2022)

nga Kontabilisti

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën pikë/zyrë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarët mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncues i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit.

“Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba. Përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar”, thuhet në njoftim.

Së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer, i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi.

Po ashtu, kjo platformë u jep mundësinë qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtor të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncojnë punëdhënësin e tyre.

“Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore fton qytetarët që të vazhdojnë të jenë partner në luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, po ashtu thotë se u siguron se për çdo rast të raportuar do të mbeten konfidencial. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni