Kreu Biznes Njoftim më rëndesi për biznese nga ATK (19.05.2021)

Njoftim më rëndesi për biznese nga ATK (19.05.2021)

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

𝑷𝒂𝒈𝒆𝒔𝒂 𝒆 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕, 𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒐𝒏 𝒒𝒆̈𝒏𝒅𝒓𝒖𝒆𝒔𝒉𝒎𝒆̈𝒓𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒆𝒌𝒐𝒏𝒐𝒎𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒆𝒏𝒅!Administrata Tatimore e Kosovës

773 ndarjePëlqejKomentoNdaj

Ju gjithashtu mund të pëlqeni