Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi per biznese nga ATK

Njoftim më rëndesi per biznese nga ATK

nga Flamur Berisha

📣Njoftim për tatimpagues

❌Transaksionet me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive, janë të papranueshme nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjitha bizneset, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.

Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK.

Njëherësh, ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe te bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren masat konform legjislacionit tatimor.

ATK, ju bën thirrje të gjitha bizneseve, që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe www.atk-ks.org në linkun https://www.atk-ks.org/portfolio/tatimpaguesit-jo-aktiv/ .

Çdo herë kur ATK gjatë verifikimit të dokumentacionit identifikon ndonjë transaksion / faturë fiktive, pavarësisht se a është biznesi që ka lidhur transaksionin / lëshuar faturën i publikuar në ueb-faqe të ATK-së apo jo, ai transaksion / ajo faturë nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së shpenzimeve në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së TVSH-së së zbritshme.

Po ashtu, për të dy bizneset, si: për biznesin i cili e ka lëshuar faturën për transaksionin fiktiv dhe biznesin që e ka pranuar faturën për transaksionin fiktiv, ATK do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin në fuqi.

Është detyrë e çdo tatimpaguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni