Kreu Biznes Njoftim me rendesi per biznese nga ATK. Afati per dorezim te ketije raporti eshte 31 mars 2022

Njoftim me rendesi per biznese nga ATK. Afati per dorezim te ketije raporti eshte 31 mars 2022

nga Kontabilisti

Dorëzimi i raportit për transaksionet e kontrolluara për vitin 2021Të nderuar tatimpagues, Bazuar në Legjislacionin Tatimor, gjegjësisht Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferim të Çmimit, afati për dorëzimin e formës “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” për vitin 2021 është deri me datë 31 mars 2022.

Tatimpaguesit e përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000€) janë të obliguar të dorëzojnë formën “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.Raportimi të bëhet për transaksionet e kontrolluara të vitit 2021.

Ky njoftim duhet të dorëzohet në formë fizike në:Zyrën Qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës / Divizionin për Transfer të Çmimit. Adresa: Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.

Për çdo paqartësi, ju lutemi na kontaktoni në:Tel: 038 200 250 94 ose E-mail: transferpricing@atk-ks.org Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në web-faqen e ATK, www.atk-ks.org – Publikime – Dokumente.ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni